Milaim Zeka, Deputeti i Nismës Socialdemokrate, ka reaguar pas rritjes së pagave që zyrtarët qeveritarë kanë bërë për vete. Lidhur me këtë, Zeka ka thënë se kjo rritje është kundër ligjit dhe se kjo nuk është paraparë në buxhetin e shtetit të Kosovës. Zeka ka pyetur se me çfarë të drejte Qeveria e ka bërë këtë veprim pa aprovimin e Kuvendit të Kosovës.
“Veterritja e pagave nga ana e Qeverise, nuk ka qene kundër kushtetutës, ama ka qene kundër ligjit. Buxheti i shtetit është aprovuar, mirëpo aty nuk janë parapare këto shpenzime për rroga”, ka shkruar Zeka.
Sipas tij me këtë rritje buxhetit të shtetit i duhen edhe minimum 10 milion euro.
“Ne nje parallogaritje qe kame bere del se per rritjen e këtyre rrogave duhen minimum edhe 10 milion. A ka te drejte qeveria me ba një gje te tille pa aprovimin e Kuvendit?!!! Sigurisht qe jo. Një Zot e din se cilët këshilltare ligjore e këshillojnë kryeministrin Haradinaj?!!!”, ka reaguar Zeka.
Cilësia e ajrit në botë, në këtë pozitë rënditet sonte Prish...
Një delegacion i Fondit Monetar Ndërkombëtar vjen sot në Kos...
Parashikimi i motit për sot
Si i fitoi Besiktas plotë 8 milionë euro brenda dy ditësh me...
Portugalia planifikon të ndalojë rrjetet sociale për persona...
Tre trajnerët që mund ta zëvendësojnë Guardiolën te City, në...