Zv. kryeministri i Maqedonisë së Veriut, Izet Mexhiti sot ka mirëpritur kryeministrin në detyrë të Kosovës, Albin Kurti.
Me anë të një postimi në Facebook, ai tha se Kurtin e priti si udhëheqës të një shteti që na qëndron pranë në çdo kohë, shkruan Arbresh.info.
Tutje, Mexhiti u shpreh se bashkë kanë folur për rrugën drejt BE-së.
“Sot prita në kufi Kryeministrin e Kosovës, Albin Kurti, i cili do të jetë nesër në Takimin e lidershipit, BE-Ballkani Perëndimor, kushtuar Planit të Rritjes. E mirëprita si mik, si vëlla, si udhëheqës të një shteti që na qëndron pranë në çdo kohë.”, ka shkruar Mexhiti.
“Kjo pritje ishte një shenjë respekti dhe vlerësimi për lidhjet që na bashkojnë, për qasjen e përbashkët që kemi ndaj sfidave të rajonit, dhe për besimin që ndajmë në të ardhmen tonë evropiane. Biseduam shkurt, me sinqeritet dhe vullnet të përbashkët. Për mundësitë që kemi para vetes. Për bashkëpunimin. Për njerëzit tanë, për vendet tona, për rrugën tonë drejt Evropës. Dhe është mirë kur në këtë rrugë kemi pranë njëri-tjetrin”, tha mes të tjerash ai./Arbresh.info/
Qindra të evakuuar pasi një zjarr përfshiu një klub nate në ...
Kjo është harta e Kosovës ku shënjohen 103 masakrat e viteve...
Ky është parashikimi i motit për ditën e hënë
Nis mbushja e gropës në rrugën “Don Shtjefën Kurti”, R...
Shembja e rrugës, Oda e Inxhinierëve: Moszbatim i plotë i li...
Kurti viziton Kombëtaren para finales: Përmes jush kemi mund...