Drejtori Ekzekutiv i Agjencisë së Menaxhimit Emergjent, Genc Metaj ka dhënë detaje rreth situatës së zjarreve të cilat kohëve të fundit janë përhapur në vend.
Në një konferencë për media, Metaj ka thënë se momentalisht janë tri zjarre aktive në Drenas, Kamenicë dhe në Malishevë, shkruan Arbresh.info.
Ai theksoi se gjendja është serioze dhe shkaqet e zjarreve është vetë dora e njeriut.
“Gjendja e tanishme paraqet rrezik serioz për qytetarët, mjedisin, pronën dhe sigurinë publike. Është vërejtur një shtim i ndjeshëm i zjarreve në nivel vendi. Agjencia e Menaxhimit të Emergjencave, njësia profesionale të zjarrfikjes dhe shpëtimit janë angazhuar me të gjitha kapacitetet për t’i shuar vatrat e zjarreve dhe për të parandaluar përhapjen e tyre”, tha Metaj.
“Sipas raporteve, vetëm javën e parë të marsit kemi pas 57 raste të zjarrit, ndërsa vetëm nga data 7 deri me 10 kanë qenë 294 raste të zjarreve, prej tyre 75 malore, 156 fushore, dhe 63 zjarre tjera. Zjarret aktive janë në Drenas, Kamenicë dhe në Malishevë. Shkaqet janë kryesisht nga dora e njeriut”, tha Metaj.
Tutje Metaj potencoi se AME ka marrë veprimet e nevojshme si dhe ka ngritur gjendjen e gatishmërisë në nivel vendi, dhe nga sot, do të fillojnë me patrullimin e rregullta të zjarrfikësve në të gjitha komunat./Arbresh.info
Rritet bashkëpunimi Kosovë-Shqipëri për mbikëqyrjen e sëmund...
Kuvendi mblidhet nga ora 17:00 në seancë konstituive
Në 2026 mbahet stërvitja e parë trilaterale Shqipëri–Kosovë–...
Naim Murseli pranon se ka shpifur për tradhtinë e Liridona A...
Parlamenti Evropian miraton një kredi prej 90 miliardë euro ...
Gjykimi i ish-krerëve të UÇK-së, Sabri Fejzullahu: Ata janë ...