Ndërkohë që Ilir Meta pritet të zgjidhet ditën e sotme, në raundin e katërt si President i Republikës së Shqipërisë, ai do të duhet të heqë dorë nga funksionet e tjera që mban, përfshirë atë të kreut të Kuvendit si dhe drejtuesit të Lëvizjes Socialiste për Integrim.
Lind pyetja se kush do të jetë zëvendësuesi i Metës në këtë parti të themeluar nga vetë ai? E ndërsa shumë mendojnë se ndoshta dot ë jetë bashkëshortja dhe aleatja më e mirë e Metës në politikë, Monika Kryemadhi, nuk është aspak kështu.
Ndërsa pjesë e garës për kreun e shtetit u bë dhe zëvendëskryetari i LSI-së, Petrit Vasili, i propozuar nga Kryesia, “Panorama” shkruan se është pikërisht Vasili, ai që do të marrë drejtimin e LSI-së pas zgjedhjes së Ilir Metës President i vendit. Pak më parë Komisioni i Ligjeve ka miratuar kandidaturën e Ilir Metës për President të ri të Shqipërisë.
Në mbledhjen që u zhvilluar kryetarja, Vasilika Hysi bëri të ditur se janë 23 deputetë të cilët kanë firmosur për Ilir Metën./JOQ/
Haradinaj pjesëmarrës në Lutjet e Mëngjesit: E rëndësishme t...
EULEX-i dhe KFOR-i rrisin gatishmërinë për reagim në raste e...
Papa Leoni XIV pret kryeministrin Rama
E dhimbshme/Pas një sëmundjeje të rëndë, vdes i riu nga Hajv...
Bordi i ZRRE-së pret në takim Misionin e FMN-së, flasin për ...
Prebeza mbështet Marshin “Drejtësi, jo politikë”...