Presidentit i Republikës Ilir Meta ka folur për ngjarjet e fundit në Kosovë pas publikimit të akt-akuzave nga Gjykata Speciale për Hashim Thaçin dhe Kadri Veselin.
Sipas kreut të shtetit shqiptar, për Gjykatën Speciale janë shpenzuar shumë fonde dhe do të mbajë veten, ndërsa e quajti një betejë që do të vazhdojë dhe duhet përballuar me shumë qetësi.
Gjatë intervistës, Meta zbardhi edhe bisedën me Thaçin pas publikimit të akt-akuzës.
“Kam pasur një bisedë telefonike me zotin Thaçin, zotin Veselin dhe shumë të tjerë. Thaçi ishte i qetë dhe i ndërgjegjshëm në planin personal. Ai e sheh si një sfidë më të madhe se sa si sfidë personale. Asnjë nuk mund të thotë se është personale. Ai është presidenti i Kosovës dhe drejtues politik i UÇK. Ai e ka të gjithë eksperiencën dhe është i ndërgjegjshëm për atë që duhet të bëjë sot”, tha Meta.
Do të ishte mirë një spostim nga politika që mos shiheshin si sulme ndaj institucioneve të Kosovës?
“Nuk kam pasur mendimin dhe paragjykimin se ata mund të jenë fajtorë. Edhe sot jam i bindur se janë të pafajshëm. Do të konfirmohet përsëri pafajësia e tyre”, tha presidenti.
Barcelona fiton në fund ndaj Osasuna dhe forcon kreun në LaL...
Grenell reagon pas vendimit të Trump për reduktim të trupave...
Një 17-vjeçar plagoset me armë zjarri në Prizren, i dyshuari...
Parashikimi i motit për nesër
Edi Rama hap ekspozitë personale në Berlin, skulpturat vendo...
U konstatua helm për minj në ushqimin për fëmijë HiPP, arres...