Presidentët e Shqipërisë dhe Malit të Zi Ilir Meta dhe Milo Gjukanoviq janë pajtuar të hënën në Podgoricë se epilogu i dialogut në mes të Kosovës dhe Serbisë duhet të rezultojë me zgjidhjen e cila nuk do të rrezikojë stabilitetin në rajon, transmeton portali RTCG.
Meta ka thënë se është shumë me rëndësi dialogu në mes të Kosovës dhe Serbisë. “Kjo është e rëndësishme për gjithë rajonin dhe proceset integruese të Ballkanit Perëndimor”.

Ai posaçërisht ka uruar përparimin e Malit të Zi kah BE. “Së shpejti do të organizojmë në Tiranë samitin Bërdo Brioni, dhe shpreh respekt për përkrahjen e Malit të Zi i cili e ka njohur pavarësinë e Kosovës. Mali i Zi po kontribuon në zhvillimin e Ballkanit”.
“Bindja jonë është se Maqedonia do ta shfrytëzojë shansin e saj. Një pjesë të vëmendjes i kemi kushtuar çështjeve rreth Bosnjës dhe Hercegovinës. Kemi biseduar për avancimin e të drejtave të pakicave në dy vende, këto janë çështje të cilat kurrë nuk përfundojnë. Pakica malaziase në Shqipëri dhe ajo shqiptare në Mal të Zi janë ura më e besueshme e bashkëpunimit ndërshtetëror”, ka thënë Gjukanoviq.
Rama intervistë për median izraelite: Antisemitizmi fillon m...
Dronët rusë godasin autobusin në Ukrainë, të paktën 12 vikti...
Dyshimet për manipulim me vota në rajonin e Mitrovicës, inte...
Kapen në flagrancë pesë persona duke tentuar të vjedhin një ...
I plagosuri me armë zjarri në Mitrovicë të Jugut dërgohet në...
Xhudistja kosovare, Flaka Loxha e bronztë në Europian Open 2...