Ish-deputetja e AAK-së, Teuta Haxhiu, e cila ishte mësimdhënëse e të ndjerës, Liridona Ademaj, ka kërkuar drejtësi jo vetëm për Liridonën por edhe për të gjitha nënat, gratë e vajzat që sipas saj, janë pre e dhunës dhe kanë humbur jetën tragjikisht.
“Nuk do të ndalemi para asnjë pengese tjetër për ta quar në vend drejtësinë, mbase i vetmi ngushëllim për humbjet e pakompensueshme”, ka thënë mësuesja pas rivarrimit të Liridonës.
“Vitet kanë kaluar shumë shpejt Liridonë, por unë e ruaj të freskët kujtimin për ty me pamjen dhe çiltërsinë tënde plot buzë gazë”.
“Është momenti që ne të thërrasim njëzëri për drejtësi deri në fund, sepse shoqëria jonë nuk ka nevojë për gra e vajza në arkivole por ka nevojë që nënat e gratë tona ti shohim kudo si shtylla kryesore e familjes”, ka thënë mes lotësh mësuesja Haxhiu./Arbresh.info/
Pacolli akuza të forta për Valon Llukën: Më ka vjedhur 5 mil...
“Për gjykatat tuaja do bëhet film”, Pacolli: Me dhunë na ndë...
Konjufca: Mërgata në Amerikë nyja që lidh Kosovën me SHBA-në
Llapi me reagim zyrtar, ankohet në referim pas humbjes nga D...
Pacolli: Do të shkoj në Arbitrazh ndërkombëtar për Aeroporti...
Peter Magyar: I bëj thirrje popullit serb të marrë forcë nga...