Në shkollë obligohen të shkojnë anipse nxënësit i kanë në pushim pranveror. Por kështu nuk është dashur të veprojnë edhe në vitet paraprake mësuesit e Drenasit, të paktën jo në pushimet e shkurtra si ky i pranverës.
Mësimdhënësit nuk po e shohin të drejtë faktin se duhet të paraqiten në punë pa pasur ndonjë detyrë ose obligim.
Por Drejtori i Arsimit në këtë komunë Tafil Halilaj thotë se ankesat e mësuesve janë të paarsyeshme pasi pushimi pranverorë është vetëm për fëmijë.
E në kontratën e punës për mësimdhënës në Ligjin e Punës dhe në aktet tjera nënligjore flitet për pushimin vjetor, javor, shëndetësor dhe të tjera raste specifike por askund nuk trajtohet çështjka e pushimit dimëror dhe atij pranveror për mësuesit.
Përveç në Drenas edhe mësimdhënësit e komunave tjera janë obliguar që këtë vit të lajmërohen nëpër institucionet ku punojnë derisa shkaktar të kësaj ata i shohin problemet ndërmjet MASHT dhe SBASHK’ut. /KlanKosova
Ushtarët amerikanë ruajnë kufirin e Kosovës, KFOR publikon p...
Kurti u prit nga Macron në Paris, diskutuan për integrimin e...
“Jutarnji”/ Nga ëndërr në histori: Serbia është përshëndetur...
Goditet baza e armëve në Itali, arrestohet shqiptari dhe par...
Ja kur del paga e 13-të për punëtorët e sektorit publik
Vrasja me tre plumba në Vushtrri, rikonstruktohet ngjarja tr...