Lidhja Demokratike e Kosovës, tashmë ka njoftuar edhe orën dhe vendin se ku do të mbahet Kuvendi i Nëntë Zgjedhor i kësaj partie.
Zëdhënësi i kësaj partie, Besian Mustafa ka njoftuar se Kuvendi do të fillojë në ora 10:00.
Ai ka bërë të ditur se regjistrimi i delegatëve do të fillojë nga ora 09:00.
“Kuvendi i Nëntë Zgjedhor i LDK-së mbahet më 3 gusht 2019 në Hotel Emerald dhe fillon nga ora 10:00, regjistrimi i delegatëve fillon nga ora 9:00”, ka shkruar ai në Facebook.
Në Kuvendin e së shtunës, LDK do të zgjidhë kryetarin e partisë, nënkryetarët, sekretarin e partisë dhe anëtarët e Kryesisë.
Tashmë janë përfolur disa emra të kandidatëve të mundshëm për të parin e partisë. Në mesin e tyre janë: Isa Mustafa, Agim Veliu, Lutfi Haziri, Fatmir Sejdiu, Gazmend Muhaxheri e të tjerë.
Nata e Zjarreve, në Prekaz ndizen flakadanët
Në Itali do të mbahet një manifestim përkujtimor për sakrifi...
Gjendet një trup i pajetë në një pyll në Istog, dyshohet se ...
DnV thirrje presidentes dhe partive për emërimin e përbërjes...
Trump paralajmëroi Iranin se sot do ta godasë rëndë
Kosova U17 e mbyll me humbje ciklin kualifikues, rikthehet n...