Presidenti i vendit Hashim Thaçi sapo është nisur për një udhëtim tjetër në Shtetet e Bashkuara të Amerikës, ku në Shtëpinë e Bardhë do të pritet nga zëvendëspresidentin amerikan Mike Pence.
Ndërkaq në një prononcim për Klan Kosova, Këshilltari i presidentin Ardian Arifaj, ka shpalosur pak nga detajet e këtij takimi që do të ketë Presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi me Zëvendëspresidentin Mike Pence.
Ai ka thënë se arsyeja e këtij takimi është garantimi i paqes në vend, pasi Kosova është faktori kryesor i stabilitet në rajon.
”Takimi i Presidentit Thaçi me Zëvendëspresidentin Pence, është kryesori. Është thellim i interesimit të Washingtonit, kjo vizitë do të jetë vazhdim i shkëmbimit të informatave për të thelluar apo intensifikuar angazhimin e SHBA-së në Kosovë por edhe në rajon”.
” Arsyeja e këtij takimi pra është që Presidenti të sigurohet që Bashkësia Ndërkombëtare, Shtetet e Bashkuara të Amerikës të japin shtytjen e tyre për stabilitetin në Kosovë e rajon, për të garantuar paqen”, ka përfunduar Arifaj.
Aleatët e NATO-s refuzojnë të bashkohen me bllokadën e Trump...
Mbyllet pa fitues sfida mes Prishtinës dhe Dukagjinit
Bllokada e porteve iraniane hyn në fuqi
Rama këshilla për operatorët turistikë: Kujdes me çmimet, mu...
Trumpi paralajmëron eliminimin e anijeve iraniane që shkelin...
Gjyqtari slloven ndanë drejtësinë në sfidën Bayern – R...