Kryetari i Prishtinës, Përparim Rama ka njoftuar se në shtator do të fillon faza e dytë e zbatimit të mësimit tërëditor.
Rama ka shkruar se reforma më e madhe e arsimit kishte filluar në shtator të vitit 2024.
Këtë vit, mësimi tërëditor do të shtrihet edhe në këto shkolla: “Zenel Hajdini” – Prishtinë, “Ganimete Terbeshi” – Llukar, “Pjetër Bogdani” – Prishtinë, “Avni Rrustemi” – Mramur, “Teuta” – Grashticë. “Ditët e Minatorit” – Kishnicë (model i plotë për klasat 1–9)
Nxënësit do të përfitojnë: Mësim të strukturuar gjatë gjithë ditës; Shujta të ngrohta dhe të shëndetshme; Ambiente të rinovuara dhe moderne; Tabela të mençura dhe pajisje digjitale; Aktivitete zhvillimore dhe kreative
“Sot vizituam shkollën “Pjetër Bogdani”, një nga institucionet që do të përfshihet në këtë proces transformues. Renovimet tashmë janë përfunduar, dhe po bëhen përgatitjet e fundit për fillimin e vitit të ri shkollor me mësim tërëditor”, ka shkruar Rama në Facebook.
Begaj për personat me autizëm: Të bëjmë gjithçka që ata të j...
Vdes prifti Dom Kelmend Spaqi, që gjatë luftës lajmëronte if...
FMN: Ekonomia e Kosovës në rritje më të ngadaltë, rreziqet p...
Trump thotë se SHBA është afër “ta mbarojë punën” në Iran, p...
Viktor Buzhala largohet nga partia Guxo: “Nuk më mjafton të ...
Haradinaj: VV po pret përfundimin e mandatit të presidentes,...