Nxënësit e shkollave fillore dhe të mesme të Kosovës, që për shkak të emigrimit kanë braktisur shkollën muajve të fundit, kanë mundësi të kthehen në procesin mësimor, shkruan Koha Ditore .
Sipas Ministrisë së Arsimit, të Shkencës dhe të Teknologjisë , vetëm nxënësit që do të kthehen pas muajit mars do t’u nënshtrohen orëve plotësuese.
Ndërsa ata që janë kthyer deri më tani dhe që do të vazhdojnë të kthehen gjatë këtij muaji nuk do të mbajnë orë plotësuese.
“Edhe ne kemi informata se shumë nxënës do të kthehen. Nxënësit që janë kthyer deri më tani dhe që po vazhdojnë të kthehen do të vazhdojnë mësimin aty ku e kanë lënë, sepse nuk ka qenë humbje e madhe, për shkak se ka qenë fundi i gjysmëvjetorit të parë dhe pothuajse të gjithë kanë pasur nota. Mirëpo, nëse edhe një muaj vonohet kthimi i tyre, atëherë për ata nxënës planifikohet të organizohen kurse plotësuese, në mënyrë që të mbërrijnë me mësim nxënësit e tjerë, sepse pas një muaji bëhet vonë”, ka deklaruar për Kohë Ditore, këshilltari i ministrit të Arsimit, Azem Guri.
Vlerësohet se numri i nxënësve që kanë braktisur shkollat muajve të fundit arrin në 5.200
Ten Hag: De Gea nuk e ka të garantuar vendin në formacionin ...
Shefi i EULEX-it dënon sulmet ndaj KFOR-it në veri: Sot sund...
Armëpushimi i Sudanit do të zgjatet me pesë ditë
Basha dënon dhunën e serbëve ndaj KFOR-it: Njohja e Kosovës ...
Kryetari i Leposaviqit mbetet i bllokuar – do ta kalojë natë...
Vuçiq nesër do të takohet me ambasadorët e Rusisë dhe Kinës ...