Kryeministri Albin Kurti, së bashku me kabinetin e tij, kryeparlamentaren, Vjosa Osmani, dhe zyrtarë të tjerë, kanë bërë homazhe në Prekaz, në nderim të familjes Jashari në 12 vjetorin e Ditës së Pavarësisë së Kosovës.
“Erdhëm në Prekaz, kryeqytet të kryengritjes e të qëndresës së popullit tonë. 59 veta luftuan dhe u sakrifikuan në një ngjarje që njihet si Epope e UÇK-së. I kujtojmë me mall dhe pikëllim, por edhe me shumë krenari”, është shprehur Kurti.
Pas kësaj vizite Kurti e Osmani do të vizitojnë edhe varrin e ish-presidentit historik, Ibrahim Rugova./arbresh.info/

Dëmtohet një gyp, në këtë lagje të Prishtinës ndalet uji
Vendasit po avancojnë pas pjesëve së para në ndeshjet e Ligë...
Majorja kosovare, Vjollca Hoti nderohet nga FBI
Nesër mblidhet Qeveria
Tre kosovarët që vdiqën në vendin e punës në Austri pritet t...
KFOR-i për stërvitjet e ushtarëve serbë në kufi me Kosovën: ...