Ndihmës sekretarja amerikane për Çështjet Evropiane dhe Euroaziatike, Karen Donfried, ka thanë se, Kosova dhe Serbia duhet të angazhohen urgjent në dialogun e ndërmjetësuar nga Bashkimi Evropian ne Bruksel, duke pasur në qendër njohjen e ndërsjellë sepse status-quoja është e paqëndrueshme.
Ajo i ka bërë këto deklarata pas takimit që ka zhvilluar me kryeministrin e Kosovës, Albin Kurti dhe Presidenten e Vjosa Osmani në Prishtinë.
Por, se di duhet të veproj Kurti pas këtyre deklaratave, flet njohësja e çështjeve politike, Aferdita Maliqi.
Maliqi thotë se, ShBA si mbështetësi kryesor i Kosovës i ka pas gjithmonë mesazhet e qarta raport me Kosovën, prandaj Kurti duhet të marrë gjithmonë mesazhet që vijnë nga ShBA.
“ShBA si mbështetësi kryesor i Kosovës i ka pas gjithmonë mesazhet e qarta raport me ne, por edhe me dialogun me Serbinë. Njohja reciproke duhet të jete fundi i marrëveshjes, por siç po e shohim bisedimet me Serbinë nuk është që kanë lëvizur. Kurti duhet të marrë gjithmonë mesazhet që vijnë nga ShBA, për faktin që është mbështetësi dhe aleati më i madh i joni”, tha ajo./arbresh.info/
Prokuroria: Të akuzuarit patën rol të fortë kolektiv në Shta...
Municion dhe pajisje ushtarake me emblemë të Serbisë zbulohe...
I harruari i FIFA-s dhe Topit të Artë, Raphinha nderohet në ...
Të shtëna me armë zjarri në një lokal në Prishtinë
71-vjeçarja humb jetën në Greqi pasi u përplas aksidentalish...
I ofroi 5 euro ryshfet policit në Vërmicë, arrestohet shteta...