Një qershor i pazakontë i ka gjetur fëmijët në Kosovë.
Ata pas më shumë se dy muajsh i’u kthyen çerdheve dhe kopshteve, mirëpo me rregulla të reja, pa përqafime e festë për ditën e tyre.
Rihapja e institucioneve parashkollore u morr vendim të dielën nga Qeveria e Kosovës, pas izolimit disa javorë nga pandemia Covid-19.
Fëmijët në hyrje të kopshtit po i nënshtrohen dezinfektimit e pastrimit të duarve.
Të gatshme po ashtu janë edhe edukatoret të cilat po mundohen të ua ruajnë distancën fëmijëve pavarësisht se është e vështirë.
Edhe pse komuna e Prishtinës tha se nuk janë të gatshëm që t’i hapin kopshtet menjëherë nga e hëna, pasi që u nevojitet përgatitje, “Kopshti Bardha” ka nisur punën që nga e hëna.
Drejtoresha e këtij kopshti, Gëzime Rexhepi- Qollaku, në një intervistë për arbresh.info tha se ky vendim nuk i ka gjetur të papërgatitur si kopsht pasi kanë qenë të vetëdijshëm që çerdhet janë të përfshira në fazën e tretë.
“Ne kemi qenë në pritje të marrjes së informacionit, pavarësisht se kur do të merrej informacioni. Ne vetëm se e kemi ditë se i përkasim fazës së tretë të hapjes së çdo lloj biznesi, duke përfshirë edhe institucionet parashkollore”, tha Rexhepi-Qollaku.

Pastrimin, dezinfektimin dhe masat tjera, Rexhepi-Qollaku thotë se i kanë bërë me kohë.
“Masat i kemi ndërmarrë shumë më herët dhe kemi qenë në gatishmëri se kur të hapen ne të jemi gati, sigurisht që paraprakisht ne i kemi bë të gjithë përgatitjet, duke përfshi pastrimin gjeneral. Pastaj edhe dezinfektimin pastaj edhe pajisjen me mjete dezinfektuese për punën në vazhdimësi, sa i përket informatave tani veç se jemi familjarizua me këto masa që duhet ndërmarrë për parandalimin e pandemisë”, tha Rexhepi-Qollaku.
E mesa duket prindërit po mendojnë që fëmijët janë më të sigurtë në shtëpitë e tyre sesa në ambiente të përbashkëta, duke e bërë që edhe të reduktohet numri i fëmijëve në çerdhe.
“Pa dashtë me e kufizu numrin ne fare, sigurisht që numri bie vetë, spontan sepse disa prind veçse kanë bë zgjidhje me ndonjë familjarë apo me dado individuale”, tha Rexhepi-Qollaku
Përveç masave të tjera që janë marrë, ajo thotë se “Kopshti Bardha” posedon edhe mjekun i cili kontrollon fëmijët vazhdimisht.
“Po mjekun e kemi në dy njësi që dalin dhe kontrollojmë fëmijët”, tha Rexhepi-Qollaku.
Rexhepi-Qollaku po ashtu tregoi për arbresh.info se nëse ka pasur ndonjë fëmijë të prekur me Covid-19 në kopsht.
“Nuk ka pasë fëmijë të prekur me Covid-19 nga kopshti ynë, fëmijët janë më të paprekur nga koronavirusi”, tha Rexhepi-Qollaku
Por për hapjen e çerdheve në komunën e Prishtinës u vërejt një mos koordinim mes kësaj komune dhe qeverisë së Kosovës, ku kryetari Shpend Ahmeti bëri thirrje që të mos i dërgojnë fëmijët në çerdhe nga e hëna.
Kështu thotë edhe nënkryetari i kësaj komune, Selim Pacolli.
Ai për arbresh.info bëri të ditur se çerdhet do të hapen nga dita e martë për shkak të gatishmërisë.
“Çerdhet do të hapen të martën, kjo vjen si pasojë e gatishmërisë së komunë së Prishtinës për përgatitjen e hapësirave dhe të çerdheve dhe kopshteve të Komunës së Prishtinës, në këtë rast të gjitha institucionet publike të cilat menaxhohen nga komuna që janë të gatshme nga e marta nga data dy qershor e tutje”, tha Pacolli.

Pacolli po ashtu bëri të ditur se të gjitha çerdhet janë të gatshme, janë marrë të gjitha masat, si dezinfektimi e shumë masa të tjera.
“Janë inspektuar të gjitha, janë dezinfektuar, janë përgaditur që nesër t’i presin fëmijët, në përjashtim të një çerdheje në Kodrën e Diellit, aty faktikisht do i informojmë prindërit me kohë që jemi të detyruar që ti risistemojmë ata fëmijë dikund tjetër pasi që objekti është në renovim”, tha Pacolli.
Sa i përket paqartësisë mes Qeverisë së Kosovës dhe Komunës së Prishtinë, Pacolli u shpreh se qeveria ka informuar për të hënën mirëpo komuna ka qenë e gatshme për ta martën.
“Ne si komunë i referohemi kushteve tona dhe brenda komunës çdo herë kemi qenë koherent edhe me vendimet e qeverisë, lajmërimi ka qenë që prej të hënës të hapen çerdhet mirëpo të gatshme janë nga e marta”, tha Pacolli.
Ndryshe, Qeveria e Kosovës në mbledhjen e mbajtur një ditë më parë ka vendosur për fillimin e fazës së tretë të lehtësimit të masave ndaj pandemisë COVID-19, duke shfuqizuar kështu vendimin e Qeverisë të 26 marsit për ndalimin e disa veprimtarive.
Me fillimin e fazës së tretë të lehtësimit të masave është vendosur për rihapjen e çerdheve, kufijve tokësorë, gastronomisë, qendrave tregtare./ElonaHaxhiu/arbresh.info/
https://www.facebook.com/arbresh.info/videos/260112978438218/
I ndalet rryma në Klinë, Bedri Hamza kërkon që më 28 dhjetor...
Durmishi: Autostrada e Gjilanit përfundon brenda një viti
Specialja s’ia lejon Salih Mustafës ta vizitojë babën, OVL: ...
Labi e akuzon Jasminën se e shtyu
Ulutash: NATO që dy vite kërkon që sulmuesit e Banjskës të s...
Qindra migrantë mbërrijnë në Kretë