Kancelarja gjermane Angela Merkel ka këmbëngulur se ‘fati i Evropës është në duar të evropianëve’.
Komenti i kancelares Merkel ka ardhur menjëherë pasi presidenti i zgjedhur i SHBA, Donald Trump, ka kritikuar BE-në dhe ka lavdëruar vendimin e Britanisë për t’u larguar nga BE-ja, transmeton arbresh.info.
Merkel në një konferencë për shtyp ka theksuar se ajo do të punojë që 27 vendet e mbetura në BE të përmbushin sfidat e ardhshme ekonomike, duke përfshirë edhe luftën kundër terrorizmit.
Trump për gazetën The London Times ka kritikuar Merkelin edhe për politikat e saj me refugjatët.
“Unë në mënyrë të qartë di të ndajë terrorizmin dhe ekzistencën e refugjatëve në lidhje me luftën civile në Siri. Lufta në Siri ka qenë e gjatë dhe shumica e sirianëve kanë braktisur vendin e tyre për shkak të luftës civile, për shkak të regjimit”, tha ajo duke iu referuar presidentit sirian Bashar al-Assad.
Gjermania vetëm në vitin 2015 ka pranuar 890 mijë azilkërkues.
Në lidhje me komentet e Trump, ajo është përgjigjur duke thënë se ‘pozicioni i tij është i ditur’.
“Kur ai të vendoset në zyrë, ne do të punojmë me qeverinë e re amerikane dhe do të shohim se çfarë lloj marrëveshjesh do të arrijmë”, tha ajo./Arbresh.info
Vdekja e babait të Calit, Gucati: Dhimbja bëhet më e thellë ...
Haxhiu uron Krishtlindjen: Le të sjellë ngrohtësi në zemra d...
Abdixhiku: Kosova e shqiptarët e saj kanë qenë shembull i ha...
Kurti uron Krishtlindjen
Internacionalja Socialiste mbështet VV-në dhe Albin Kurtin n...
Përparim Rama pret në takim Dafina Zeqirin, i dhuron “Hyjnes...