Kancelarja gjermane, Angela Merkel dhe presidenti francez, Emmanuel Macron duan të japin një shtysë të re në procesin e normalizimit të marrëdhënieve midis Beogradit dhe Prishtinës nën frymën e Bashkimit Evropian.
Gazeta malazeze ‘Pobjeda’ shkruan se Gjermania dhe Franca janë përfshirë direkt në zgjidhjen e problemit të Kosovës pasi këto dy vende nuk janë të kënaqura me efektet e vendeve evropiane. Ndërsa një zëdhënës i qeverisë gjermane i ka thënë gazetës, se të dyja këto vende e mbështesin vazhdimin e dialogut, përcjell lajmi.net.
“Kancelarja gjermane, Angela Merkel dhe presidenti Emmanuel Macron shprehën mbështetje të plotë për dialogun mbi normalizimin e marrëdhënieve midis Serbisë dhe Kosovës. Ata duan të japin një frymë të re për procesin që po zhvillohet nën kujdesin e Bashkimit Evropian”, ka thënë zëdhënësi nga qeveria gjermane.
Theksohet se përfaqësuesja e Lartë e Bashkimit Evropian, Federica Mogherini do vazhdojë të mbetet ndërmjetësuesja kryesore në dialogun Beograd-Prishtinë, ndërsa kabineti i Merkelit ka ofruar të bashkëpunoj me Bruskelin për këtë çështje. /Lajmi.net/
178-vjetori i gazetës së parë shqiptare
“Kthim i viktimës në dhunues” – Serwer i ashpër ndaj Gjykatë...
”Rezoluta për ish-krerët e UÇK-së s’u hartua nga PDK” – Hamz...
Tërmet në Bosnje e Hercegovinë
“Lem bre rahat”, Klodi nuk e lë rehat Elijonën ndërsa ajo pë...
Dhuna pas vdekjes së `El Mencho`-s, Meksika mobilizon 9.500 ...