Mërgimtari godet policet me veturë

12:46 | 6 Gusht 2018
V. S.

Është arrestuar një burrë pasi që i njëjti ka tentuar të godet me veturë zyrtaret policor në Fushë Kosovë.

Sipas njoftimit të Policisë së Kosovës, personi i arrestuar është me nënshtetësi gjermane.

Bazuar në raportin e policisë del që veprimi i tij ka mbetur në tentativë, pasi nuk ka të lënduar.

I dyshuar me urdhër të prokurorit është dërguar në mbajtje./arbresh.info/

Shpërndaje në rrjete sociale