Ministri i Infrastrukturës Pal Lekaj, tha se edhe pse është proceduar për mendim dokumenti për shfuqizimin e Gjykatës Speciale në qeveri nga kryesia e Kuvendit të Kosovës, nuk është i rëndësishëm mendimi qeverisë.
“Kjo iniciativë i takon Kuvendi të Kosovës, qeveria vetëm do të jep mendim. Ne si AAK kemi ka qenë dhe jemi kundër, për arsyeje se pse vetëm Kosova është “su generis” për të pasur Gjykatë për të pasur gjykatë për krimet të pretenduara të dala nga Raporti i Dick Martyt”, tha Lekaj në emisionin IMAZH në radio Televizionin e Kosovës.
Sipas ti mendimi qeverisë nuk ka rëndësi. “Me nënshkrimin e 43 deputetëve është çdo gjë në rregull”, tha ai. “Qeveria do të deklarohet në afatin ligjor, brenda 30 ditëve. Ne do të votojmë kundër gjykatës Speciale”, tha ai.
Lekaj vlerësoi se së bashku me parterët ndërkombëtarë kanë arritur këtu ku është Kosova. “Vetëm me këtë ligj nuk do të kemi konflikt me bashkësinë ndërkombëtare”, tha ai.
Sipas tij UÇK-ja nuk ka bër krime, por luftë çlirimtare.
Raportohet për mbi 50 aeroplanë luftarakë amerikanë drejt Li...
Iran-SHBA, bien dakord për parimet udhëzuese
Gola me bollëk në Francë, asnjë në Lisbonë – mbyllen pjesët ...
“Dalsh faqebardhë” – Baca Rifat uron Haxhiun për marrjen e d...
Mbreti i Suedisë uron Osmanin në 18 vjetorin e pavarësisë së...
Selimi: Prokurorët e Speciales po paragjykojnë dhe nuk po gj...