Mendim Rugova emërohet zëvendësministër

12:36 | 28 Korrik 2015
Arbresh.info

Lidhja Demokratike e Kosovës ka emëruar në pozitën e zëvendësministrit të Mjedisit dhe Planifikimit Hapësinor, Mendim Rugovën, djalin e ish-presidentit, Ibrahim Rugova.

Ndryshe, më parë pjesë e LDK-së ka qenë edhe djali tjetër i Rugovës, Ukë Rugova, ndërkaq aktualisht deputete e Kuvendit të Kosovës nga radhët e LDK-së është edhe Teuta Rugova, vajza e presidentit të ndjerë, Ibrahim Rugova

Shpërndaje në rrjete sociale