Kryetari i Komunës së Prishtinës, Përparim Rama foli për situatën e jashtëzakonshme të krijuar me menaxhimin e mbeturinave në kryeqytet.
Ai tha se për këtë do të veprohet duke angazhuar kompani private për t’i ndihmuar kompanisë “Pastrimi”, shkruan Arbresh.info.
Rama theksoi se PDK dhe VV kanë votuar për ta hekur mundësinë që të angazhohet sektori privat për menaxhimin e mbeturinave.
“Jemi në një pikë ku vetëm po shihet që përkeqësimi përsëri ka fillu pra edhe zonat të cilat Kompania “Pastrimi”i ka menaxhu asnjëherë nuk kanë mundur me mrri nivelin që e ka mrri një kompani private e cila ka qenë e angazhume ku e keni pa që u përmirësu dukshëm gjendja.”, tha ai.
“Ne nuk do të bijmë pre e këtyre tentativave puro politike. Gjendjen emergjente që e kemi shpall ta përdorim edhe tash për angazhimin e kompanive private që tu ndihmojmë kompanisë “Pastrimi””, u shpreh ai./Arbresh.info/
Rekomandimi i “Travel and Tour World”: Vizitoni Shqipërinë g...
Më shumë diell, më pak shi – Parashikimi i motit për p...
Tahiri: Çmimet në Kosovë çdo ditë më shtrenjtë, vetëm pagat ...
Vdes veterani i UÇK-së Shani Kurtaj
Në Zarë të Kroacisë shënohen Ditët e Kulturës dhe Rinisë Shq...
Sulm në aeroportin Heathrow në Londër, arrestohet një person...