Në çdo fillimvit kujtohet sakrifica dhe kontributi për liri i Adem Jasharit dhe familjes së tij.
Për të shprehur nderimet ndaj familjes, pothuajse çdo qytetar zgjedh të vizitojë kompleksin “Adem Jashari” dhe shtëpinë e tij.
Por, përvjetori jubilar i pavarësisë së vendit i gjen shtëpitë e familjes Jashari në gjendje aspak të mirë.
Në ditën kur po shënohet 20-vjetori i sulmit të dytë të forcave serbe mbi familjen Jashari, qytetarët thonë se shtëpitë janë në rrezik që të shemben, pasi, sipas tyre, kurrë nuk u bë ndonjë investim.
Me gjendjen në këtë kompleks nuk është i kënaqur as djali i Hamëz Jasharit, Bekim Jashari, i cili në zgjedhjet e fundit lokale u zgjodh kryetar i Skenderajt.
Në Agjencinë për Menaxhimin e Komplekseve Memoriale e kanë pranuar se shtëpitë e familjes Jashari nuk janë në gjendje të mirë, por kanë thënë se investimet në to fillimisht kanë mbetur peng i buxhetit, e tash i aprovimit të ligjit të ri për Komplekset memoriale.
“Kullat vërtet janë në gjendje të keqe. Në vitin 2016 e kemi punuar projektin përmes një kompanie sllovene, mirëpo deri sivjet nuk kishim buxhet për ekzekutim të projektit të konservimit të kullave. Këtë vit kemi të ndara një milion euro, por po presim aprovimin e ligjit të ri për Kompleksin, sepse ligji e parasheh që tenderin për konservim duhet ta shpallë një Komision ndërinstitucional e jo Agjencia”, ka thënë Idriz Blakaj, drejtor i AMKMK-së.
Blakaj ka shtuar se presin që ligji i ri të aprovohet në pranverë dhe, sipas tij, menjëherë do të kërkojnë që të formohet Komisioni dhe ta shpallë tenderin.
Bajrami për Vjosa Osmanin: S’ka qenë në studime që me u kthy...
Amir Rrahmani rikthehet në stërvitje me Napolin
Përparim Rama paralajmëron një kapitull të ri për Prishtinën
Ekstradohet nga Gjermania për në Kosovë, i kërkuari për grab...
Sallahu sulmon Vjosa Osmanin me juristin e shquar Hans Kelse...
Me ftesë të Shtëpisë së Bardhë, Zotëria i Parë nis aktivitet...