Kryetari i Partisë Demokratike të Kosovës (PDK), Memli Krasniqi, ka reaguar pas përfundimit të numërimit të votave nga Komisioni Qendror i Zgjedhjeve, duke deklaruar se PDK është partia më e votuar në nivel vendi.
Sipas tij, rezultati me mbi 187,500 vota tregon se qytetarët e Kosovës kanë besuar sërish në vizionin e PDK-së për zhvillim dhe qeverisje të mirë.
Ai ka falënderuar të gjithë qytetarët, kandidatët dhe aktivistët për besimin dhe angazhimin e tyre, duke theksuar se ky rezultat është dëshmi e punës së përbashkët.
“Ky rezultat është dëshmi e punës sonë të përbashkët, e çdo kandidati, anëtari, aktivisti dhe qytetari që beson se Kosova mundet ma mirë. Faleminderit për çdo votë. Faleminderit për besimin tuaj. Puna jonë vazhdon. Në çdo komunë, për çdo qytetar!”, ka shkruar ai./Arbresh.info
Moldavia dënon tre persona për planifikim të trazirave pas t...
James Rodriguez transferohet në MLS
E shtune pranverore me temperatura deri në 12 gradë Celsius
Spiropali: Integrimi Europian i Shqipërisë, interes strategj...
Alba kërkon të mbulohet në “Big Brother”
Për aknet hormonale, provoni këtë çaj