Deputeti i PDK-së Memli Krasniqi, ka thënë se ligj për pandeminë nuk është miratuar për shkak të mosmarrëveshjeve politike në mes të VV-së dhe LDK-së. Krasniqi duke i reaguar Vjosa Osmanit e cila akuzoi deputetët se për inate politike nuk e kanë përkrahur iniciativën për ligjin anti-Covid, ka rikujtuar se PDK-ja ka kërkuar që me urgjencë të miratohet ky ligj.
“Të jemi më specifik se kush e ka penguar këtë ligj. GP i PDK-së e kemi mbështet prej fillimit një iniciativë të tillë. Mosmarrëveshjet e VV-së me LDK-në nuk kanë lënë me lëvizë. Z Hamza dhe ne kemi kërkuar që të vazhdohet iniciativa. Është e vërtetë që kjo është penguar për shkak të mosmarrëveshjeve politike, por jo prej anës së PDK-së”, tha Krasniqi.
Për këtë u pajtua edhe kryetarja e Kuvendit e cila tha se ‘e di që PDK-ja e ka përkrahur që në fillim iniciativën’./arbresh.info/
Hoxhaj thotë se është koha për një model të ri bashkëpunimi ...
Çfarë moti do të mbajë këtë fundjavë?
Besimtarët në Prizren falin Bajramin me plisa në kokë
Tri pikat ku Trumpi dhe Netanyahu nuk pajtohen për luftën me...
Gjakovë: Ende i mbyllur dhe me shirit të policisë lokali ku ...
Dy të vdekur në aksidente dhe mbi 2 mijë gjoba në 24 orët e ...