Bujqësia mbetet një nder sektorët ku është investuar viteve të fundit goxha shumë dhe nga ky investim i madhë që është bërë pritet një mundësi e mirë për punësim dhe zhvillim të vendit.
Këtë vit MBPZHR ka paraparë që të investohet në grante dhe subvencione diku rreth 46 milionë euro, nga kjo kanë përfituar diku 40 mijë fermerë kosovarë.
Po ashtu MBPZHR, në këtë vit ka futur edhe në program kulturat tjera bujqësore siç janë bujqësia organike, akuakultura, pastaj thëllëzat, arrën, lajthinë aroninë, elbin thekrën, e të tjera.
Një mundësia e mirë për fermerët është edhe themelimi i kooperativave bujqësore e për këtë ministri i Bujqësisë Memli Krasniqi në një intervistë për portalin “bujesia.org” deklaroi: “Ne kemi një ligj për kooperativat bujqësore që është mjaftë i mirë dhe unë bej thirrje që fermerët të shqyrtojnë mundësitë që ofron ky ligj por edhe vet kooperativat. Përveç kësaj ne po shqyrtojmë mundësi që të kemi edhe nisma mbështetëse për fermerët që themelojnë kooperativë. Gjithsesi kjo mbetet në vullnetin e fermerëve.”
Intervistën e plotë mund ta lexoni Këtu
LVV diskuton për zhvillimet politike e konstituimin e instit...
Jahjaga demanton raportimet: Kurrë s’ka pasur takim as...
Njësiti i Trafikut të Kryeqytetit shqiptoi mbi 4 mijë e 600 ...
Berisha paraqitet në SPAK
“Pastrimi” publikon pamje të qytetarëve që hedhin mbeturina ...
“Memories” e Gjestit emocionon Londrimin