Kreu i PDK-së, Memli Krasniqi, ka reaguar pas vdekjes së babait të Kadri Veselit.
Ai thotë se këtë lajm e morën me dhimbje të thellë, ndërsa e kujton Fazliun si një burrë që afër një shekull jetë, secilën ditë ia kushtoi Kosovës.
Ky është postimi i plotë i tij:
Lamtumirë, Baca Fazli!
Me dhimbje të thellë morëm lajmin për vdekjen e Fazli Veselit, babait të kryetarit Kadri Veseli.
Baca Fazli ishte një burrë që gjatë gati një shekulli jetë, secilën ditë ia kushtoi Kosovës.
Si baba, ai rriti dhe edukoi të gjithë fëmijët e tij në frymën atdhetare.
Si shqiptar, sakrifikoi dhe dha gjithçka nga vetja për lirinë e vendit tonë.
Prandaj, sot, mendjet dhe zemrat tona janë pranë kryetarit Veseli në Hagë dhe familjes Veseli në Mitrovicë.
Në emrin tim dhe të Partisë Demokratike të Kosovës, ngushëllimet më të thella.
Pusho i qetë, Baca Fazli./arbresh.info/
Gucati: Synojmë mbi 200 mijë nënshkrime për ish-krerët e UÇK...
Vdes një 59-vjeçar në Ferizaj, bie nga kati i gjashtë i një ...
Konjufca merr pjesë në Samitin e Diasporës Shqiptare në Tira...
Istog: I mituri nuk ndalet pas urdhërit, policia arrin ta ka...
Presidenti Thaçi për FAZ: “Si qytetar i lirë i Kosovës, do t...
Rogerti betohet në kryq, kërcënon Mateon: U bëj thirrje shok...