Gjatë ditës së sotme, në zyrat e Bordit të Guvernatorëve të Rezervës Federale të SHBA-së, Guvernatori Mehmeti u prit në takim zyrtar nga Guvernatorja Lisa DeNell Cook.
Guvernatori Mehmeti fillimisht e njoftoi Guvernatoren Cook lidhur me rolin e Bankës Qendrore të Republikës së Kosovës në licencimin, mbikëqyrjen dhe rregullimin e institucioneve financiare në Kosovë. Gjithashtu, Guvernatorja Cook u informua për përkrahjen e vazhdueshme të SHBA-ve, që nga themelimi i BQK-së deri në ditët e sotme përmes institucioneve amerikane si: Thesari Amerikan, USAID dhe Rezerva Federale.
Guvernatori Mehmeti shprehu falënderimin dhe mirënjohjen për kontributin e madh që shteti amerikan ka dhënë për zhvillimin e kapaciteteve të Bankës Qendrore të Republikës së Kosovës dhe për përkrahjen e vazhdueshme për zhvillimin e sektorit financiar në Kosovë.
Guvernatori Mehmeti informoi Guvernatoren Cook lidhur me performancën e mirë të sistemit financiar në Kosovë, me theks të veçantë atij bankar dhe potencoi rëndësinë e këtij sektori në mbështetje të zhvillimit ekonomik të vendit.
Po ashtu, Guvernatori Mehmeti shpalosi pikëpamjet e Bankës Qendrore të Republikës së Kosovës lidhur me zhvillimet makroekonomike në vend, si dhe parashikimet e Bankës Qendrore të Republikës së Kosovës për ekonominë e vendit, në vitet e ardhshme.
Në takim u diskutua bashkëpunimi i deritanishëm me Rezervën Federale si dhe mundësinë e zgjerimit dhe avancimit të bashkëpunimit të mëtejmë mes dy institucioneve. Gjithashtu, Guvernatori Mehmeti e ftoi për të vizituar Kosovën dhe Bankën Qendrore të Republikës së Kosovës, ftesë kjo e cila u mirëprit nga Guvernatorja Cook.
Njëherit kjo është vizita e parë e një Guvernatori të Bankës Qendrore të Republikës së Kosovës në zyrat e Bordit të Guvernatorëve të Rezervës Federale të SHBA-së. /arbresh.info/
Rutte: NATO duhet të rrisë prodhimin e mbrojtjes përballë kë...
Sot viziton Kosovën ministri shqiptar i Mbrojtjes, Ermal Nuf...
Kuvendi mblidhet sot, në rend dite dërgimi i FSK-së në Gaza
Presidentja në detyrë sot bën homazhe në Poklek e Çitakovë
Sot seanca e fundit për rastin e Liridona Ademajt, thuhen fj...
Të premten mot me diell dhe vranësira