Prokuroria Speciale e Kosovës, ka ngritur aktakuzë kundër 14 të pandehurve për veprat penale: “Keqpërdorimi i pozitës apo autoritetit zyrtar” “Mashtrim”, dhe “Mashtrimi në detyrë”. Kwtw akuze e ka ngritur nw Departamentin për Krime të Rënda të Gjykatës Themelore në Prishtinë.
Të akuzuarit janë: M.K., XH.K., H.R., E.S., S.K., N.G., R.H., B.P., B.A., SH.K., B.K., H.D., A.S., A.P.
Burime të KosovaPressit bëjnë me dije se i akuzuari i parë është Mehmet Krasniqi, ish kryetar i Obiliqit.
Në një komunikatë të Prokurorisë Speciale thuhet se në mesin e të akuzuarve është edhe një ish kryetar komune si dhe tetë zyrtarë tjerë të asaj komune, për të cilët ekziston dyshimi i bazuar, se duke vepruar në cilësinë e personave zyrtar, kanë keqpërdorë detyrën zyrtare, duke i tejkaluar kompetencat e tyre ose duke mos i përmbushur detyrat e tyre zyrtare.
Në aktakuze po ashtu janë të përfshire edhe pronarët e tre operatoreve ekonomik, si dhe dy persona përgjegjës të caktuar nga këta operatorë, për të cilët ekziston dyshimi i bazuar se duke vepruar si kontraktorë dhe nënkontraktojë. Kwta tw fundit gjithnjë duke vepruar në mënyrë të kundërligjshme, me anë të paraqitjes së rreme të fakteve kanë sjellë në lajthim të dëmtuarën në fjalë, ashtu që me rastin e kryerjes se punimeve në rrugët e kësaj komune nuk u janë përmbajtur kushteve të përcaktuara në kontratë, me qëllim që t’i sjellin vetes apo tjetrit përfitim të kundërligjshëm dhe me këtë duke i shkaktuar dëm në shkallëtë madhe asaj komune, gjegjësisht Buxhetit të Kosovës.
Aktakuza është ngritur nga një prokuror vendës i Prokurorisë Speciale e cila i ka propozuar Gjykatës që pas administrimit të provave dhe përfundimit të shqyrtimit gjyqësor të pandehurit, për veprat penale që akuzohen, t’i shpallë fajtor dhe t’i gjykojë sipas ligjit./Arbresh.info/
Bajrami: Nuk jam më nënkryetare e LDK-së, kam dhënë dorëheqj...
Lajçaku përfshin Gjukanoviqin në dosjet e Epsteinit
Burime amerikane: ShBA mund të nis një sulm kundër Iranit të...
Abdixhiku pas votëbesimit: U bëj thirrje të gjithëve të kthe...
Dorëhiqet Lajçaku pasi i dalin muhabetet me Epsteinin
Abdixhiku i mbijeton votëbesimit