Ministri i Mbrojtjes, Armend Mehaj, përmes një postimi në rrjetin social Facebook, ka thënë se ushtria e Kosovës është e gatshme për çdo mision ushtarak.
Sipas tij, trajnimet e vazhdueshme, bashkëpunimi dhe vullneti i ushtrisë së Kosovës, janë tregues të gatishmërisë për pjesëmarrje në çdo mision të NATO-s.
“Në kuadër të përgatitjeve për ushtrimet e radhës, Regjimenti i parë i Këmbësorisë është në fazën Intensive të trajnimit dhe përgatitjes së njësive të saj”, ka shkruar Mehaj.
Mehaj bënë të ditur se “Trupat e R1K janë duke kryer trajnim me sistemet e reja të armatimit me të cilat është pajisur FSK së fundi, me fokus operacionet e mbrojtjes dhe sulmit në nivel Skuadre, Togu dhe Kompanie”.
“Trajnimet e vazhdueshme, bashkëpunimi dhe vullneti i ushtrisë së Republikës së Kosovës, janë tregues të gatishmërisë për pjesëmarrje në çdo mision të NATO-s”./arbresh.info/
Trupat e tre viktimave nga rasti tragjik në Austri nisen për...
Hoxhaj thotë se është koha për një model të ri bashkëpunimi ...
Çfarë moti do të mbajë këtë fundjavë?
Besimtarët në Prizren falin Bajramin me plisa në kokë
Tri pikat ku Trumpi dhe Netanyahu nuk pajtohen për luftën me...
Gjakovë: Ende i mbyllur dhe me shirit të policisë lokali ku ...