Ministri i Mbrojtjes, Armend Mehaj ka bërë thirrje që qytetarët të japin kontributin e tyre duke dhuruar në Fondin e Sigurisë.
Mehaj ka thënë se për mënyra alternative se si të kontribuoni, tashmë është edhe faqja e dedikuar për Fondin e Sigurisë në eKosova që ofron informata e detaje shtesë: ekosova.rks-gov.net/Service/41
Postimi i plotë:
Ushtria jonë përmes investimit në armatime dhe pajisje të tjera ushtarake po konsolidohet në vazhdimësi.
Që të jetë edhe më e fortë për të garantuar një Kosovë më të sigurt, të gjithë ju qytetarë të dashur mund të kontribuoni duke dhuruar në Fondin e Sigurisë në llogarinë aktive brenda apo jashtë vendit.
Për kontribute brenda vendit mund të pëdorni llogarinë e hapur në BQK (foto 1), ndërsa jashtë vendit llogarinë ndërkombëtare (foto 2).
Për mënyra alternative se si të kontribuoni, tashmë është edhe faqja e dedikuar për Fondin e Sigurisë në eKosova që ofron informata e detaje shtesë:
ekosova.rks-gov.net/Service/41
FORCA E SIGURISË SË KOSOVËS, KRENARIA JONË!/Arbresh.info/
Tërnava takohet me Kryetarin e Dijanetit të Turqisë, flasin ...
Prokuroria malazeze jep detaje rreth vrasjes së trefishtë ...
Kosova shpall organizatë terroriste Gardën Revolucionare të ...
Haxhiu ndan detaje nga takimi me Whitaker
Fjalët që Leonardi do t’ia thoshte Liridonës: “Motër, amanet...
OKB në Kosovë mirëpret aktgjykimin në rastin e Liridonës