Ministri i Mbrojtjes, Armend Mehaj ka njoftuar se 100 për qind e stafit të kësaj ministrie janë vaksinuar me vaksinën kundër Covid-19, si dhe në FSK 99 për qind e personelit ushtarak dhe atij civil janë vaksinuar.
Mehaj këtë e ka bërë të ditur përmes një postimi në faqen e tij zyrtare në Facebook, transmeton arbresh.info
Ai po ashtu ka bërë thirrje tek qytetarët që të vaksinohen dhe të respektojnë masat antiCovid.
Postimi i plotë:
Edhe një lajm i mirë!
Ministria e Mbrojtjes realizon 100% dhe FSK realizon 99% të vaksinimit të personelit ushtarak dhe civil të saj.
Ky proces është realizuar me sukses të plotë, nisur,
– nga përgjegjshmëria e lartë institucionale për shëndetin e zyrtarëve dhe ushtarakëve tanë.
-nga parimi ushtarak “Udhëheq dhe vepro me shembull”,
-nga përgjegjësia kushtetuese e ligjore që kemi ndaj vendit dhe qytetarëve tanë,
-me qëllim të realizimit sa më të suksesshëm të reagimit dhe mbështetjes direkte për qytetarët tanë ndaj virusit Corona, këtij armiku të rrezikshëm e të paparashikueshëm, si dhe
-me qëllim të përmbushjes sa më të suksesshme të misionit të mbështetjes ushtarake të autoriteteve civile.
Për të gjitha këto, secili zyrtarë dhe ushtarakë ka qenë i vetëdijshëm për rëndësinë e madhe që ka realizimi i këtij procesi, sikur edhe 1% i mbetur që pritet të realizoj në ditët në vazhdim.
Të gjithëve ju uroj shëndet të plotë dhe vazhdojmë me detyrat tona në shërbim të vendit dhe qytetarëve tanë!
Kurse, ju qytetarë të dashur, përkundër që numri i rasteve ka rënë, vaksinohuni, si dhe mos harroni të,
Mbani maskat!
Respektoni distancën!
Mbani higjienën!
Së bashku, si gjithmonë, do të fitojmë edhe përballë kësaj sfide!/arbresh.info/
Ambasadori i ri gjerman viziton Mitrovicën e Veriut, thotë s...
FSK stërvitje ushtarake në Koliq dhe Badovc fundjavën tjetër...
Berlini dërgon aeroplanë luftarakë në Poloni për shkak të dr...
Vrasja e shqiptares në Itali, arrestohet autori i dyshuar – ...
Caktohet data kur nis gjyqi i dytë ndaj ish-presidentit Thaç...
Kurti: Kosova e përkushtuar në luftën kundër pastrimit të pa...