Ministri i Mbrojtjes i Kosovës, Armend Mehaj, iu ka shprehur ngushëllime familjarëve të viktimave nga aksidenti tragjik në Bullgari.
Ministri Mehaj përmes një postimi ‘facebook’ iu ka uruar shërim të shpejtë të mbijetuarve të këtij aksidenti.
“Dhembje shumë e madhe me rastin e humbjes së jetës së 46 qytetarëve nga Maqedonia e Veriut në aksidentit tragjik në Bullgari. Ngushëllimet më të thella familjeve të viktimave dhe shërim të shpejtë të lënduarve. Të gjithë jemi me ju në këto çaste shumë të vështira! Qoftë i përjetshëm kujtimi për ta”, ka shkruar Mehaj. /arbresh.info/
Thaçi mirënjohës ndaj qytetarëve që e uruan sot për ditëlind...
Kamberi falënderon deputetët e Kosovës, për avancimin e përk...
Kuvendi miraton rezolutën për Luginën, Haxhiu: Hap i rëndësi...
Çitaku i reagon Kurtit: Qetësohu, Kosova nuk është vetëm e j...
Cakolli: KQZ-së s’i takon të merret me afatet për formimin e...
Papa Leoni Thirrje ShBA-së dhe Iranit për rikthim në tavolin...