Ministri i Mbrojtjes së Kosovës, Armend Mehaj ka zhvilluar një bisedë virtuale me ministrin e Mbrojtjes së Kroacisë, Mario Banozic.
Mehaj ka pohuar se Kroacia mbështetë maksimalisht dhe avokon për anëtarësimin e vendit tonë në NATO.
“Me Ministrin Banozic, diskutuam për situatën e përgjithshme të sigurisë të krijuar pas agresionit ushtarak të Rusisë në Ukrainë si dhe reflektimit të tij në rajonin tonë. Me të ndamë të njëjtin qëndrim se të gjitha vendet e Ballkanit Perëndimor me orientim euroatlantik duhet të jemi të bashkuar në tejkalimin e çdo sfide që mund të cenoj sigurinë dhe stabilitetin e rajonit tonë”, ka theksuar ai.
Ministri ka shtuar tutje se homologu i tij është zotuar se do të angazhohet për anëtarësimin e Kosovës në NATO.
“Gjithashtu nga Ministri Banozic mora zotimin e tij për angazhim dhe mbështetje maksimale nga autoriteti i tij dhe Republikës së Kroacisë për avokim në synimin tonë për anëtarësim në NATO në proces të përshpejtuar. Ju faleminderit miku im, Ministër Banozic! Ju faleminderit Republikës së Kroacisë dhe popullit mik kroat! Së bashku më të fortë”, thotë ai.
Ministri Mehaj në vazhdimësi është duke kërkuar anëtarësimin e Kosovës në NATO dhe BE./arbresh.info/
Ja çka i ndodh trupit nëse flini me çorape
Era Istrefi elektrizon skenën e Big Brother VIP Kosova
Abdixhiku në Prishtinë: Zgjidhja për Kosovën është LDK
Upamecano mes Bayern Munich, Real Madrid e Paris Saint-Germa...
Goditi me thikë tri gra në Paris, policia franceze kap 20 vj...
Ish-komandanti i Forcave Detare të Shqipërisë: Banjska ndrys...