Ish-ministri i Mbrojtjes, Armend Mehaj ka shoqëruar pasardhësin e tij, Ejup Maqedoncin në takim me atasheun amerikan, kolonel Mosley, i cili ia uroi këtij të fundit, detyrën e re.
Përmes një postimi në Facebook, Mehaj ka shkruar se kolonel Mosley ka shprejhur gatishmërinë e tij për bashkëpunim të mëtutjeshëm, shkruan Arbresh.info.
“Së bashku me Ministrin Maqedonci sot kemi pritur në takim atasheun Amerikan kolonel Mosley. Në një frymë pozitive të takimit, kolonel Mosley i uroj detyrën e re Ministrit Maqedonci duke shprehur gjithë gatishmërinë e tij për bashkëpunim të mëtutjeshëm si vazhdimësi e raporteve të shkëlqyera që kemi pasur deri më tani.”, ka shkruar Mehaj.
Tutje ai tha se Shtetet e Bashkuara të Amerikës do të mbeten partner strategjik me mbështetjen e të cilëve, siç tha Mehaj, kemi hedhur çdo hap drejt forcimit të ushtrisë dhe shtetit tonë.
“Për ne partner strategjik dhe i përhershëm do të mbeten Shtetet e Bashkuara të Amerikës me mbështetjen e të cilëve kemi hedhur çdo hap drejt forcimit të ushtrisë dhe shtetit tonë.”, shkroi ish-ministri Mehaj./Arbresh.info
Lista Serbe nis votimin kolektiv në Mitrovicën e Veriut
Rama: Gatishmëri e plotë e ekipeve mjekësore gjatë festave
Kush është në garë në zgjedhjet e parakohshme parlamentare?
Dy të vdekur pas përplasjes së mbi 50 automjeteve në një aut...
KQZ: Të gjitha qendrat e votimit janë hapur me kohë
Dita e sotme parashikohet me diell në të gjithë territorin e...