Sot mbahen zgjedhjet e parakohshme për Kuvendin e Kosovës dhe kjo ngjarje ka kapur vëmendjen e medieve ndërkombëtare.
Rrjeti televiziv me seli në Francë, Euronews, shkruan se zgjedhjet erdhën pasi Ramush Haradinaj dha dorëheqje nga posti i kryeministrit pas ftesës që mori nga Gjykata Speciale.

Ndërsa Korporata Britanike e Transmetimeve, BBC, i ka kushtuar një artikull të gjatë kësaj ngjarjeje duke prezantuar kandidatët për kryeministër.

BBC shkruan edhe për zhvillimet e fundit politike në vend, duke përmendur tensionet midis Prishtinës dhe Beogradit si dhe taksën prej 100 për-qind që është vendosur ndaj produkteve që vijnë nga Serbia, , transmeton Klan Kosova.
Ndërsa televizioni indian News18 tregon për rrugëtimin që Kosova ka bërë që nga koha e luftës e deri te shpallja e pavarësisë.

Sekuestrohen armë dhe municion në Pejë
Atentati në Lezhë: Dyshohet se autorët janë larguar drejt Ko...
I dërguari i Trump vazhdon të insistojë se Italia ka 50 për ...
Kosova drejt rekordit evropian për ciklin më të shpeshtë zgj...
Aksidentet rrugore në Shqipëri u ulën me 6.3% në mars, sjell...
Gjermania renditet e dyta në botë për rezervat e arit