Tre persona humbën jetën sot si dhe një tjetër mbeti i plagosur si pasojë e të shtënave me armë zjarri në një autobus në Gllogjan të Deçanit i cili po bartte nxënës.
Në mesin e viktimave si pasojë e këtij incidenti është shoferi i autobusit si dhe dy nxënës.
Autobusi po qarkullonte në relacionin Gjakovë – Deçan në kohën kur ndodhi gjuajtja me armë.
Lidhur me këtë rast kanë raportuar edhe mediet e mëdha ndërkombëtare si Reuters, Washington Post dhe AP News.

Reuters raporton se një person i maskuar kishte hapur zjarr drejt autobusit që po bartte pasagjerët gjithashtu edhe nxënësit e shkollave që po ktheheshin në shtëpi, transmeton telegrafi.
Agjencia amerikane gjithashtu citon edhe deklaratën ku Veton Elshani zëvendës-drejtor i policisë në Pejë tha se ishte vetëm një sulmues në këtë incident.
Policia e ndjek nëpër mal dhe e kap të dyshuarin që e dogji ...
Grabitje e armatosur në një barnatore në Pejë, dy të dyshuar...
Juventusi interesohet për shërbimet e portierit të klubit të...
Kurti: Kriminelët e mëdhenj serb ose janë në burgun e Dyzit,...
Kurti “punëson” gjyshërit: Nga 100 euro shtesë për ata që ku...
Isak dyshohet se e ka thyer këmbën