Sot po mbahen zgjedhjet për kryetar në Komunën e Drenasit. Ndërsa dje ka qenë heshtje zgjedhore për të gjithë kandidatët, por disa nga portalet kanë shkelur heshtjen zgjedhore, transmeton arbresh.info
Në disa portale gjatë ditës së djeshme por disa nga ta edhe sot, kanë reklamuar në ueb-faqet e tyre foton e kandidatit të PDK-së Ramiz Lladrovci me mbishkrimin “Voto Nr 13”.
Ndërsa sipas rregullores së Komisionit Qendror të Zgjedhjeve, thuhet se subjekteve politike u ndalohet kryerja e çfarëdolloj aktiviteti para dhe gjatë ditës së zgjedhjeve.
“Ndalohet shfrytëzimi i mediave lokale ose ndërkombëtare me qëllim të ndikimit të votuesit”, thuhet në rregulloren zgjedhore.
Arbresh.Info u’a sjell disa nga fotot ku shihet se si portalet tjera kanë thyer heshtjen zgjedhore./Arbresh.info

Rregullorja e KQZ-së:

Vedat Muriqi më i miri në Evropë për gola me kokë, barazon n...
Stuhia godet Portugalinë, shkon në 16 numri i viktimave
Konferenca e sigurisë në Mynih nxori në pah dallimet SHBA-Ev...
Nga Trump dhe Starmer, te Bill Gates dhe Kim Kardashian, Pro...
Zemra e njeriut mund të rigjenerojë qelizat e veta muskulore...
Napoli dhe Roma ndajnë pikët në derbin e javës në Serie A