Sot Tribunali i Hagës do ta mbaj ceremoninë përmbyllëse, e cila do të shënoj fundin e ekzistimit të saj.
Siç raportojnë mediat serbe, gjatë 24 viteve të punës, Tribunali ka proceduar 161 të akuzuar, prej të cilëve më shumë se gjysma ishin serb, transmeton Indeksonline.
Kryesisht ishin personalitete ushtarake dhe politike të republikës së Serbisë.
Në mesin e të akuzuarve veçohen ish-presidenti Slobodan Milloshevic, kreu boshnjak Radovan Karaxhis dhe gjenerali Ratko Mlladiq.
Gjykimi i parë në këtë Tribunal u mbajt në vitin 1993 dhe ishte gjykata e parë e këtij lloji.
Nga ky tribunal 90 persona u dënuan për gjenocid, krime kundër njerëzimit dhe krime të tjera, prej të cilave askush nuk mund të shpëtoj pa u ndëshkuar.
Dënimet e serbëve të dënuar nga Haga janë 1200 vite bashkë. /Indeksonline/
Mungesë banesash në Zvicër: Një apartament 60-vjeçar ofrohet...
Varka me 20 emigrantë fundoset pranë bregdetit jugor të Kret...
Serbi: Familjet shqiptare kërkojnë drejtësi për të zhdukurit
Nuk u ndalua në pikën e kontrollit, policia e Cyrihut arrest...
Tragjedia në Zakynthos të Greqisë ku qeni mbyti 2 vjeçarin s...
“Mos më kërcëno!” – Londrimi i drejtohet Labinotit