“Aso kohe i kemi thënë se nuk do ta ratifikojmë anëtarësimin e Serbisë në BE nëse Serbia nuk pranon që Kosova të jetë anëtare e plotfuqishme e Kombeve të Bashkuara”, ka thënë ky burim për “Danas”
Gjermania nuk do ta ratifikojë marrëveshjen për pranimin e Serbisë në Bashkimin Evropian derisa Kosova mos të bëhet anëtare e plotë e Kombeve të Bashkuara. Kështu kanë thënë në Bundestagun gjerman për gazetën serbe “Danas”.
“Kreut të shtetit serb qysh para dy vitesh i është thënë se anëtarësimi i Kosovës në OKB do të jetë njeri nga kushtet që Serbia duhet ta përmbushë para pranimit në BE”, ka thënë një deputet i koalicionit qeverisës CDU/CSU, i cili nuk ka dashur t’i përmendej emri, transmeton lajmi.net.
Sipas tij, qëndrimi i tillë gjerman i është komunikuar Serbisë kur është biseduar në Bruksel për marrëveshjen përfundimtare ndërmjet Kosovës dhe Serbisë.
“Aso kohe i kemi thënë se nuk do ta ratifikojmë anëtarësimin e Serbisë në BE nëse Serbia nuk pranon që Kosova të jetë anëtare e plotfuqishme e Kombeve të Bashkuara”, ka thënë ky burim për “Danas”.
Deputeti gjerman ka shtuar se kjo çështje mbetet ende e hapur. “Megjithatë, kjo është çështje që ka mbetur e hapur në partinë time, pasi që ka mendime të ndryshme për të”.
Ai ka vlerësuar se “është koha që të nis procesi i anëtarësimit të Kosovës në OKB”.
Kalojnë anijet e para në Ngushticën e Hormuzit pas vendosjes...
Ballkani – Dukagjini, publikohen formacionet zyrtare
Nis mbledhja e Kryesisë së Kuvendit
KGJK e cakton për 14 prill mbledhjen e radhës, në rend dite ...
Llapi – Ferizaj, publikohen formacionet zyrtare
Papa Leon përshëndet armëpushimin disa orë pasi kritikoi Tru...