Instituti Ndërkombëtar IFIMES në Lubjanë, siç citojnë mediat serbe ka vlerësuar se “nuk është i befasishëm nervozizmi i udhëheqjes aktuale në Prishtinë dhe iniciativa e nxituar për të shfuqizuar Gjykatën Speciale për krime lufte”.
Kjo pasi që, siç thuhet më tej, përcjell Telegrafi, “sipas vlerësimeve të analistëve nga ky Institutit edhe për Studime Ballkanike, Gjykata Speciale për Krime Lufte në Kosovë janë formuar për të gjykuar kryetarin aktual të Kosovës dhe bashkëpunëtorët e tij për krimet e kryera në Kosovë”.
“Kryeministri i Kosovës, Ramush Haradinaj, është ende nën hipotekë të rëndë për krime lufte, e (Hashim) Thaçi është nën hipotekë të krimeve të luftës dhe forma të tjera të krimit”, thuhet në analizën, citojnë mediat serbe. /Telegrafi/
Tërmeti godet Iranin, raportohet lëkundje pranë Teheranit
Hoxha Osman Musliu në listën e VV-së për deputet, e publikon...
Raporti i Eurostat, sa është numri i shqiptarëve të kthyer n...
Rritet bilanci i viktimave nga sulmet izraelite në Liban, 2,...
Gabimi i rëndë i portierit ia prish festën Ronaldos, titulli...
Lista zyrtare e kandidatëve të LDK-së për deputetë