Mediat malazeze njoftojnë se në operacionin e sotëm të Njësisë Speciale të Policisë së Kosovës në Prishtinë janë arrestuar dy shtetas të Malit të Zi, të kërkuar përmes INTERPOL-it për vepra të ndryshme penale.
Sipas “fosmedia.me”, në këtë operacion Policia e Kosovës ka arrestuar M.M. nga Podgorica, i cili bashkë me I.M. dhe V.V. dyshohen për kryerjen e veprës penale – vrasje e rëndë.
Fjala është për vrasjen e Radomir Gjurikoviqit më 10 tetor 2016 në Cetinjë.Gjatë arrestimit të M.M. është kapur edhe Gj.P., i cili ishte arratisur nga një spital, ndërkohë që ishte duke vuajtur një dënim me burg për veprat penale të rrëmbimit e zhvatjes.Mediumi malazez raporton se aksioni i Policisë së Kosovës është kryer në bashkëpunim me Policinë e Malit të Zi. /Kallxo.com
Arrestohet në Graqanicë një person i dyshuar për vjedhje në ...
Rama publikon pamjet e xhamisë së rikonstruktuar të Ballies ...
Frika nga lufta në Ballkan, Kosova më pak e shqetësuar se ve...
Arrestohet 26-vjeçari i dënuar me 3 vite burg
Misteri i orëve të fundit të Epstein, dokument i ri ngre pik...
Horoskopi i datës 9 shkurt