Tre serbë janë plagosur sot kur shqiptarët i gjuajtën me gurë pas kthimit nga vizita kishtare në fshatin Pjetërq të Klinës, ndërsa një serb është arrestuar, njoftojnë medie në gjuhën serbe.
Në këto trazira në kokë është plagosur rëndë Radoslav Kiziq për ç’shkak u dërgua në spitalin e Pejës ku i është dhënë ndihma mjekësore, përcjell rts, janë lënduar edhe vëllai i tij Nemanja Kiziq si dhe kryetari i komunës së Klinës Bozhidar Sharkoviq, i emëruar nga Serbia.
Siç ka njoftuar radio Gorazhdevac, serbi B.Lj. ishte arrestuar si i dyshuar për krime lufte në vitin 1999, porse ai më vonë ishte liruar, transmeton Koha.net. Kjo informatë nuk është konfirmuar nga policia.

Shpërthimi në barin e njohur në Zvicër: Mbi 100 persona të p...
U ndërpre dje në orën 12:00, pasdite vazhdon numërimi i vota...
Qiproja merr presidencën e radhës të BE-së
35 të lënduar nga mjetet piroteknike kërkuan ndihmë në Emerg...
Viti i ri në Kosovë nis me mot të ftohtë, pa borë
Hera e parë në histori të Mew Yorkut – kryetari i ri d...