Presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi, ka paralajmëruar para disa ditësh se nëse Kosova nuk bëhet me ushtri, ai do të japë dorëheqje nga posti që mban aktualisht.
Siç raporton “Sputnik”, një gjë të tillë ai po e bën në mënyrë që të shmangë shkuarjen e tij në Gjykatën Speciale, e cila do të merret me krimet e supozuara të kryera nga UÇK-ja.
Kjo media citon politologun Behlul Beqaj të ketë thënë se ky kërcënim nga Thaçi po bëhet pikërisht kur ai po këmbëngul në formimin e ushtrisë, kurse SHBA-të dhe NATO po e kundërshtojnë një të tillë.
Sipas Beqajt, me këtë vepër, Thaçi do të mbahej në mend si një president që e mban fjalën nëse jep dorëheqje si pasojë e mos themelimit të ushtrisë.
E Slavko Simiq nga Lista Serbe ka përmendur faktin se të gjitha vendet me ndikim në perëndim nuk po e mbështesin formimin e ushtrisë me ndryshime kushtetuese, dhe se mbështetje nuk kanë dhënë as minoritetet.
“Megjithatë është e mundur që Thaçi të detyrojë qeverinë ta dërgoj në Kuvend hartimin e legjislacionit të ushtrisë për tu votuar dhe ne kemi informata se madje ka pasur takime me pakicat e kuvendit në mënyrë që ta marr mbështetjen e tyre për këtë projekt. Nëse FSK-ja vie në kuvend për t’u miratuar ne nuk marrim pjesë në të dhe do të ngrisim padi në Gjykatën Kushtetuese të Kosovës, duke shtuar se kësaj radhe serbët kanë mbështetjen e SHBA-ve, bashkësisë ndërkombëtare dhe NATO-s.
Ndez zjarrin, marrin flakë pesë vetura në Prishtinë
Një grua dërgohet pa shenja jete në spitalin e Gjakovës, pol...
Dëmtohet nga plumbi dritarja e shtëpisë së shëndetit në Isto...
Dalin detaje nga kërkesat e tmerrshme të Epstein ndaj njerëz...
Publikohen mijëra dokumente të Epstein, përfshihen Clinton e...
Anthony Joshua e mban premtimin dhe e mposht me nokaut Jake ...