Mediet serbe kanë dal me deklarata lidhur personat që do të dalin para Gjykatës Speciale.
Agjencia e lajmeve Repuplika Serbska SRENA në një publikim të saj ka shkruar se personat që do të dalin në këtë gjykatë janë Agim Çeku, Azem Syla, Xhavit Haliti, Shaip Muja, Ajvaz Berisha, Daut Haradinaj, Lahi Brahimaj, Fatmir Limaj.
Po ashtu kjo Agjenci përmend edhe presidentin Hashim Thaçi dhe kryetarin e PDK-së Kadri Veseli. Mirëpo sipas shkrimit të kësaj agjencie Hashim Thaçi mund të përgjigjet sipas vijës politike, por jo si pjesëmarrës i drejtpërdrejtë ose kryes i krimeve të luftës, meqë siç shkruan’Srena’, ai ishte bërë përfaqësues i lartë i UÇK-së terroriste pas negociatave në Rambuje. Ndërsa Kadri Veseli, sipas agjencisë si njëri nga komandantët më me ndikim në ish-UÇK-në, do të mund të përgjigjej nëse Gjykata Speciale paraprakisht përcakton përgjegjësinë e Hashim Thaçit.
Kjo medie thotë se faktet dhe të dhënat për këto pohime i ka me burim nga Policia e Kosovës dhe shkruan se sipas pohimeve nga Shërbimi Policor i Kosovës, më së voni pas një muaji do të nisë procesi i arrestimit të dyshuarve, ndërsa policia është e gatshme që në bashkëpunim me KFOR-in dhe EULEX-in të kundërvihet ndaj destabilizimit të situatës së sigurisë./Arbresh.info
Angela Martini rrëfen ‘puthjen’ me Donald Trump dhe divorcin...
Libohova tërheq turistë edhe në dimër, vizitorët kërkojnë të...
Sulm fizik gjatë një ahengu në Leposaviq, viktima dërgohet p...
24 vjet nga lirimi i Albin Kurtit nga burgu i Nishit
Burri raporton në polici se gruaja e tij është larguar nga s...
Të fjeturit më pak se gjashtë orë gjumë, rrit rrezikun e dem...