Eurokratët janë të gatshëm të bien dakord për një afat kohor deri në vitin 2025 për fillimin e procesit që do të shohë Serbinë, Malin e Zi, Maqedoninë, Shqipërinë, Bosnjën dhe Hercegovinën, si dhe Kosovën të bashkohen me bllokun.
Kështu së paku shkruan mediumi britanik “Express”, përcjell Telegrafi, sipas të cilit medium, në këtë drejtim edhe është nisur një përpjekje diplomatike për të përshpejtuar procesin, pas disa vitesh vonese.
“Komisioneri evropian Johannes Hahn tha se masa ishte nxitur nga ringjallja e Rusisë, kriza e migracionit, regjimi autoritar i Turqisë dhe dëshira për të forcuar integrimin evropian pas votimit në Mbretërinë e Bashkuar për Brexit”, shkruan ky medium.
Po sipas mediumit, ai ka shtuar: “Ose ne eksportojmë stabilitet në rajon ose importojmë jostabilitet”.
Mediumi britanik thekson se Hahn argumentoi se procesi i zgjerimit të BE-së ishte mënyra më e mirë për të luftuar korrupsionin, krimin e organizuar dhe kërcënimin e autoritarizmit në rajon.
“Një samit i veçantë ballkanik po mbahet në kryeqytetin bullgar Sofje në maj. Një tjetër takim do të mbahet në Britani të Madhe në korrik. Megjithatë, gjashtë vendet duhet të plotësojnë kriteret e anëtarësimit në BE. Sistemet e tyre bankare dhe ligjore janë të dobëta dhe të ardhurat mbeten prapa atyre të eurozonës. Ndarjet e thella vazhdojnë gjithashtu pas konflikteve etnike që çuan në shpërbërjen e Jugosllavisë në vitet 1990”, thuhet në shkrimin e mediumit britanik.
Katër të vrarë në sulmet izraelite në Libanin jugor
“Je pa karrierë”, Ermiona flet për Sonin pas daljes nga Ferm...
“Mjaft me izolim!” – Protestohet në Çakorr për hapjen e kufi...
Rritet sërish çmimi i naftës në Shqipëri
Osmani kalon fundjavën në Mitrovicë: Plot dashni me fëmijët ...
Ukraina godet për herë të parë qytetet në afërsi të Uralit