Policia e Kosovës, përmes raportit të saj 24-orësh ka njoftuar se janë arrestuar dy persona në Komoran, pasi që të njëjti në gjendje të dehur me veturën e tyre, ia kanë bllokuar rrugën një personi tjetër.
Në raport thuhet se, sipas ankuesit, të dyshuarit kanë pasur thikë dhe armë, të cilët e sulmuan atë dhe ia morën veturën.
‘‘LËNDIM I LEHTË TRUPOR
Komoran 06.06.2025 – 00:30. Janë arrestuar dy të dyshuar meshkuj kosovarë, pasi që në gjendje të dehur, me veturën e tyre, i kanë zënë-bllokuar rrugën viktimës mashkull kosovar i cili ishte me automjet dhe pasi e kanë sulmuar fizikisht, i kanë marrë automjetin. Sipas ankuesit, të dyshuarit kishin një mjet të mprehtë-thikë dhe një armë. Me vendim të prokurorit, të dyshuarit janë dërguar në mbajtje’’, ka njoftuar PK.
Netanyahu do të zgjerojë pushtimin izraelit në Libanin jugor
Rama publikon pamje: Mbi 1 mijë vizitor në Muzeun e Krujës v...
Nesër mblidhet Kryesia e Kuvendit, këto janë pikat e rendit ...
Rama për shembjen e rrugës: Kemi pezulluar nga puna inspekto...
Bashkimi shënon fitore bindëse ndaj Yllit
Qeveria nesër mban mbledhje, në rend dite shpërblimi i futbo...