Kosova po merr goditje të fortë nga një numër i madh i shteteve të Bashkimit Evropian në fazën e fundit të procesit të liberalizimit të vizave. Në takimet e mbajtura së fundi në Bruksel është bërë e ditur se janë më shumë se 10 shtete që e kundërshtojnë heqjen e vizave për Kosovën. Edhe ministrja Dhurata Hoxha ditë më parë ka bërë të ditur për “Zërin” se vendimi për heqjen e vizave mund të mos merret këtë vit, shkruan sot gazeta “Zëri”.
Pritjet e qytetarëve të Kosovës kanë qenë që këtë vit të paktën të merret vendimi për liberalizimin e vizave për zonën Schengen.
Megjithatë, kjo nuk pritet të ndodhë pasi procesi i vendimmarrjes në kuadër të Bashkimit Evropian është bllokuar për shkak të hezitimit të shumë shteteve anëtare të këtij unioni. Në takimin e fundit të mbajtur nga ambasadorët e shteteve anëtare të Bashkimit Evropian, i njohur si COREPE, është dëshmuar se 12 ose 13 shtete të BE-së ende hezitojnë ta mbështesin një vendim të tillë.
Se vendimi nga institucionet e BE-së mund të mos merret gjatë këtij viti e ka konfirmuar ditë më parë edhe ministrja e Integrimit Evropian Dhurata Hoxha për gazetën “Zëri”.
Fundoset varka me emigrantë në Greqi, 18 të vdekur
Muçi i jashtëzakonshëm, realzion dy gola ndaj Goztepes
Arian Tahiri pjesë e listës së kandidatëve për deputet nga P...
Haradinaj publikon listën me 110 kandidatët për deputet në z...
Spektakël në Gjakovë: Hellems, hero i kuqezinjve ndaj kampio...
Abdixhiku e publikon listën e LDK-së me emrat e 110 kandidat...