Me rastin e Ditës Botërore të Autizmit, Komuna e Prishtinës, përkatësisht Drejtoria për Kulturë, Rini dhe Sport në bashkëpunim me Asociacionin Nacional të Autizmit në Kosovë, me qëllim të ndërgjegjësimit të popullatës lidhur me këtë sëmundje, kanë bërë kaltërimin e ndërtesës së Komunës së Prishtinës.
Kaltërimi i ndërtesës së një institucioni ndodh për herë të parë në Kosovë, ndërsa një praktikë e tillë është e përvitshme në metropolet botërore.
Njëkohësisht, me rastin e kësaj dite, në sheshin “Nëna Terezë” janë shpërndarë edhe broshura informative lidhur me autizmin.
Muajit prill konsiderohet si “Muaji i Vetëdijesimit mbi Autizmin”./arbresh.info/
Kuvendi mban sot seancë të jashtëzakonshme
Moti sot
Thaçi mirënjohës ndaj qytetarëve që e uruan sot për ditëlind...
Kamberi falënderon deputetët e Kosovës, për avancimin e përk...
Kuvendi miraton rezolutën për Luginën, Haxhiu: Hap i rëndësi...
Çitaku i reagon Kurtit: Qetësohu, Kosova nuk është vetëm e j...