17 shkurti po ofrohet, datë kjo e cila shënon përvjetorin e Pavarësisë së Republikës së Kosovës.
Në këtë përvjetor të nëntë të vendit festohet në çdo vend ku ka shqiptar me aktivitete të ndryshme ku mbizotëron çdoherë kënga, vallja por edhe heroizmi, shkruan Arbresh.info. Kujtohen ata që dhanë kontribut për pavarësinë e vendit dhe për lirinë e Kosovës.
Nga aktivitete të ndryshme që do të mbahen në vend edhe Xhamia e Vjetër në Podujevë duket se do ti bashkohet kësaj feste.
Për këtë 17 shkurt ku i bie të jetë ditë e premte, Xhamia e Vjetër në Podujevë do ta fal Namazin e Xhumas me plis.
Imami i kësaj Xhamie, Imri Llugaliu ka thënë për portalin Arbresh.info se qe 4 vite që ai është Imam kur 17 shkurti i ka rënë 2 herë në ditët e e premte është praktikuar që në Xhami të shkojnë me plisa.
“Në këtë të xhuma është hera e dytë që në mënyrë simbolike ta festojmë ditën e Pavarësisë me plis por edhe kemi organizuar aktivitete humanitare dhe program artistik me ilahi. Këtë aktivitet qytetarët po e presin shumë mirë dhe për shkak të këtij organizimi vijnë edhe më shumë”, tha ai./Arbresh.info

Ndez zjarrin, marrin flakë pesë vetura në Prishtinë
Një grua dërgohet pa shenja jete në spitalin e Gjakovës, pol...
Dëmtohet nga plumbi dritarja e shtëpisë së shëndetit në Isto...
Dalin detaje nga kërkesat e tmerrshme të Epstein ndaj njerëz...
Publikohen mijëra dokumente të Epstein, përfshihen Clinton e...
Anthony Joshua e mban premtimin dhe e mposht me nokaut Jake ...