Me manifestimin tradicional “Nata e Zjarreve”, është përmbyllë shënimi i “Epopesë së UÇK-së”, i cili mbahet për nder të 23-vjetorit të luftës dhe rënies heroike të Komandantit Legjendar të UÇK-së, Adem Jashari, familjes Jashari dhe të gjithë atyre që ranë në altarin e lirisë.
Po ashtu nga nxënësit e kësaj komune janë vendosur edhe lule mi varret e e të rënëve.
Pranë të rënëve të luftës së zhvilluar më 5, 6 dhe 7 mars të vitit 1998, për tre ditë qytetarë të shumtë vendosen lule dhe nderuan dëshmorët e kombit, ndërsa tani pas ndezjes së flakadanit pranë shtëpisë së familjes Jashari, tek bunkeri ku qëndruan për kohë të gjatë komandantët Adem Jashari e Hamzë Jashari dhe nga shtëpia e Nënës Salë, flakadanët u ndezën në Kompleksin Memorial në Prekaz.
Homazhe në Prekaz janë bërë edhe nga përfaqësues të institucioneve qendrore dhe atyre lokale dhe zyrtarë të subjekteve politike.
Në shënim të Epopesë së UÇK-së janë mbajtur aktivitete të ndryshme në të gjitha komunat e Kosovës.
Ndezja e flakadanëve simbolizon shpërndarjen e flakëve të luftës nga Prekazi në gjithë Kosovën. Pas ceremonisë tradicionale të ndezjes së flakadanëve do të mbahet koncert në stadiumin e futbollit në Skenderaj, mirëpo për shkak të pandemisë koncerti do të mbahet pa publik.
Isak operohet me sukses pas dëmtimit të rëndë, Liverpool del...
Osmani nga Washingtoni njofton për heqjen e vizave nga Baham...
Adis Beçiragiç shpallet ‘Trajneri më i mirë i vitit’ në Bosn...
Amir Rrahmani fiton Superkupën e Italisë, Napoli mposht në f...
“Sjelljet e tua më kanë irrituar”, Brikena i shpall ‘luftë’ ...
Vetura përplaset me turmën e paradës në qytetin holandez Nun...